59 pacientë të infektuar me COVID-19, janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme.
Në njoftimin e ShSKUK –së thuhet se 28 prej tyre janë me oksigjeno-terapi dhe dy në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
- Klinika Infektive, 12 pacientë
- Klinika e Pulmologjisë, 24 pacientë post-covid-19
- Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
- Spitali i Prizrenit, 1 pacientë
- Spitali i Gjakovës, 6 pacientë
- Spitali i Gjilanit, 2 pacientë
- Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë
- Spitali i Ferizajt, 6 pacientë. /Gazeta Sinjali/