image 58-vjeçarit ia vjedhin veturën në Prishtinë, e njofton shoku i tij: S’është aty ku e ke parkuar

Siguri

58-vjeçarit ia vjedhin veturën në Prishtinë, e njofton shoku i tij: S’është aty ku e ke parkuar

news image

Një 58-vjeçar ka raportuar në Polici se është vjedhur vetura e tij në rrugën ‘Tahir Zajmi’ në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se viktima është njoftuar nga një mik i tij se vetura, të cilën e kishte parkuar në parkingun e kompanisë së ujësjellësit, nuk ndodhet aty ku e kishte lënë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, por sipas burimeve nuk është gjetur ndonjë dëshmi e mundshme si dhe vetura nuk ka rezultuar si e konfiskuar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i shtetit, me urdhër të të cilit rasti është cilësuar si ‘Vjedhje e rëndë’.

/GazetaSinjali/