Që nga janari i këtij viti e deri më sot, në Kosovë janë arrestuar 58 persona nën dyshimin e kryerjes së veprës penale, trafikim me qenie njerëzore.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu me rastin e hapjes së Javës Ndërkombëtare kundër Viktimave të Trafikimit me Qenie Njerëzore.
Veliu tha se institucioni që ai drejton është i përkushtuar që të luftojë krimin me trafikimin me qenie njerëzore.
Tutje, ai shtoi se edhe përkundër angazhimit të policisë me menaxhimin e situatës me COVID-19, ajo gjatë periudhës janar-shtator ka identifikuar 11 viktima, ka arrestuar 58 persona dhe ka ngritur 18 kallëzime penale. /Gazeta Sinjali/