image 56 të vdekur nga aksidentet, përfshirë fëmijë

Kosovë

56 të vdekur nga aksidentet, përfshirë fëmijë

news image

Aksidentet pikëlluan shumë familje ksosovare, 56 persona vdiqën këtë vit. Në polici u raportuan mbi 8 mijë aksidente.

Për shtatë muaj në Kosovë (janar-korrik 2019), në aksidente të rënda trafiku, në cilësinë e shoferëve, pasagjerëve dhe këmbësorëve, kanë vdekur 56 persona. Nga 8.191 aksidente sa ndodhën gjatë kësaj kohe, janë lënduar mbi 6 mijë persona, raporton Sinjali.

Në statistikat e Policisë së Kosovës dërguar Sinjalit, bëhet e ditur se për shtatë muaj, janë shqiptuar mbi 200 mijë tiketa trafiku, për shkelësit e rregullave të komunikacionit.

Më tej, policia thekson se në këtë periudhë kohore, kanë ndodhur 47 aksidente fatale nga të cilat, kanë humbur jetën 56 qytetarë.

“3103 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, nga të cilat janë lënduar gjithësej 6005 qytetarë”, tha policia përmes një përgjigje me shkrim për Sinjalin.

Këtë vit, numri i aksidenteve me fatalitet ka pësuar rënie, nëse e krahasojmë me periudhën e njejtë të vitit 2018.

“Në vitin 2018 (janar-korri), në aksidente trafiku kanë humbur jetën 67 persona, këtë vit 56 persona”, tha policia.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion./Sinjali/