image 55 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitale, kjo është gjendja e tyre

Shëndetësi

55 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitale, kjo është gjendja e tyre

news image

Aktualisht 55 pacientë të infektuar me COVID-19, janë duke u trajtuar në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, 20 prej këtyre pacientëve janë me oksigjeno-terapi dhe 5 në kujdes intensiv mjekësor, ndërsa të tjerët janë nëpër klinika tjera.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 9 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spital i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 9 pacientë
Spitali i Gjilanit, 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë

/GazetaSinjali/