image 53-vjeçari ngacmon të miturën në Suharekë, e ndjek gjatë gjithë rrugës

Siguri

53-vjeçari ngacmon të miturën në Suharekë, e ndjek gjatë gjithë rrugës

news image

Ecja nëpër rrugët e qyteteve të Kosovës është shndërruar në sport ekstrem për vajzat dhe gratë. Kjo për shkak të mungesës së sigurisë pasi që ato gjatë kohës që lëvizin vetëm nëpër qytete, vazhdimisht hasin në persona të dyshimtë të cilët i ngacmojnë, raporton Gazeta Sinjali.

Me një situatë të tillë është përballur mbrëmë edhe një vajzë e mitur në rrugën ‘Brigada 123’ në Suharekë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se derisa vajza ishte duke ecur rrugës, një 53-vjeçar dyshohet se e ka ngacmuar dhe e ka ndjekur nga pas.

E frikësuar nga veprimet e të dyshuarit, 11-vjeçarja ka kërkuar ndihmë nga një dëshmitar i rastit, që ta përcjellë deri në banesën e saj.

Si rezultat i denoncimit të rastit në organet e rendit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmim’.

/GazetaSinjali/