image 51-vjeçari në Pejë u godit për vdekje nga rrufeja derisa po kulloste bagëtinë

Siguri

51-vjeçari në Pejë u godit për vdekje nga rrufeja derisa po kulloste bagëtinë

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për vdekjen e një 51-vjeçari i cili është goditur nga rrufeja, sonte rreth orës 19:25 në fshatin Kusoriq të Pejës.

Gazeta Sinjali mëson se viktima është Ali Tigani.

Një familjar i tij ka rrëfyer për Gazetën Sinjali se si ka ndodhur rasti.

Ai tha se Aliu ishte duke kullotur bagëtinë, delet, kur është goditur nga rrufeja. Ky familjar bëri të ditur se trupi i pajetë i 51-vjeçarit është gjetur nga vëllai i viktimës.

“Jo (nuk ka pasë shenja jete), kur e kemi dërgu në spital as nuk ka lëviz, as kurgjo. Trupi i tij është ende në Spitalin e Pejës”, tha ai.

Aliu ishte baba i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze. Fëmija më i vogël i tij është 17-vjeçar./Gazeta Sinjali/