image 50 persona nga Gjilani testohen sot për koronavirus, kishin kontakt me të infektuarit

Kosovë

Komuna/ 50 persona nga Gjilani testohen sot për koronavirus, kishin kontakt me të infektuarit

news image

50 persona nga Komuna e Gjilanit do t’i nënshtrohen sot testit për koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri.

“Janë gjurmuar rastet e kontaktit dhe sot pritet të testohen 50 persona që dyshohen për koronavirus”, ka thënë shkurt Haziri.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar mbrëmë 14 raste të reja me koronavirus në Kosovë, prej tyre 9 nga Komuna e Gjilanit.

Haziri mbrëmë njoftoi se deri në vendim zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, pesë familje do të vetizolohen si dhe do të mbyllet Pediatria në spitalin rajonal të Gjilanit.

Deri më sot janë konfirmuar 58 raste me koronavirus në Gjilan./Gazeta Sinjali/