image 50 Cent kërkon nga gjykata që pagat e Teairra Marí t'i barten atij

Borxhi/ 50 Cent kërkon nga gjykata që pagat e Teairra Marí t’i barten atij

news image

50 Cent i ka kërkuar një gjykatësi që t’ia mundësojë t’i konfiskojë pagat e Teairra Marí nga reality show “Love & Hip Hop” derisa borxhi i saj ndaj tij të shlyhet plotësisht.

Mari i detyrohet reperit mbi 30.000 dollarë në shpenzime të avokatit pasi që ai i dha fund padisë së saj për pornografi hakmarrjeje, ndërsa tani ai po i kërkon pagat e saj, sipas dokumenteve të siguruara nga “The Blast”.

“Deri më sot, Marí nuk ka arritur t’ia paguajë asnjë qindarkë Jacksonit në favor të aktgjykimin pavarësisht se i fitoi mbi 100.000 dollarë vitin që shkoi”, shkruan avokati i tij. “Pretendimet e saj të mëparshme nën betim se ajo është ‘trokë’ nuk janë të vërteta, dhe është më e qartë se kurrë që ajo nuk ka ndërmend t’i paguajë borxhet e saj”.

50 Cent e akuzon gjithashtu reality yllin se po përpiqet ta “fshehë pasurinë e saj” dhe kështu ta pengojë atë ta arkëtojë borxhin.

Ai po kërkon që gjykatësi ta sanksionojë Marí me një shtesë prej 3.500 dollarësh dhe po kërkon që ajo të dorëzojë të dhëna financiare shtesë.

Ajo e ka paditur 50 Cent dhe ish-të dashurin e saj, Akbar Abdul-Ahad, në vitin 2018, duke i akuzuar të dy për komplot për ta objektivizuar atë seksualisht, kërcënuar, frikësuar, poshtëruar dhe degraduar, shkruan KOHA Ditore. Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson, i mohoi të gjitha akuzat dhe tha se kur ai e publikoi një foto të saj nga një videoseksi, ajo ishte tashmë në të gjithë internetin. Jackson kërkoi që padia e saj të hidhej poshtë, duke argumentuar se fotografia nuk i tregonte as organet gjenitale apo ndonjë akt seksual në zhvillim.

Një gjykatës ishte në anën e 50 Cent dhe ia aprovoi atij pagesën e shpenzimeve të avokatit.