Një fëmijë 5-vjeçar ka shpëtuar mrekullisht pas një aksidenti në Brazil kur ra nga makina dhe më pas pothuajse u përplas nga një autobus.
Në pamjet e publikuara shihet momenti kur 5-vjeçari ra nga makina në rrugë pasi automjeti me të cilën po udhëtonte u përplas me autobusin në Itatiba, Sao Paulo në Brazil.
Fëmija më pas rrëshqiti përgjatë rrugës pranë autobusit, dhe shpëtoi mrekullisht pasi ekzistonte rreziku që të përfundonte nën rrotat e autobusit.
Pamjet nga kamerat e sigurisë nga qendra e qytetit kapën aksidentin dramatik që ndodhi më 12 tetor.
Vogëlushi mori lëndime të lehta dhe u dërgua menjëherë në spital për tretman mjekësor.
Sipas policisë është ende e paqartë, nëse 5-vjeçari kishte rripin e sigurimit në momentin e përplasjes. /GazetaSinjali/