Deri më tani është konfirmuar se kanë humbur jetën 19 persona dhe mbi 600 të tjerë të plagosur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë, veçanërisht Durrësin dhe Thumanën.
Në Thumanë deri në këto momente janë evidentuar 5 persona të pa jetë ndërsa 7 persona janë shpëtuar të gjallë nga gërmadhat.
Siç raportojnë mediat edhe 3 persona pritet të nxirren nga këto gërmadha në zonën e Thumabnës.
Kurse tek zona e ish-Kënetës organet kompetente kanë evidentuar 3 persona të vdekur ndërsa 2 janë shpëtuar të gjallë. Në po të njëjtën ndërtesë organet e rendit janë duke punuar për t’i nxjerrur edhe 5 persona të familjes Lala.
Siç njoftojnë organet gjegjëse gërmimet ishin bërë me lopatë për shakak të sigurisë së jetës së qytetarëve.
Goditja ishte rreth 5.1 ballë me një thellësi 2 km në perëndim të Maurasit. Në Shqipëri që nga mesnata janë regjistruar mbi 20 tërmete, ndërsa më i fuqishmi ka qenë ai rreth orës 4:00 të mëngjesit, me 6.3 ballë. /Gazeta Sinjali/