image Komunat e Kosovës që nuk kanë shënuar ende asnjë rast me koronavirus

Kosovë

Pandemia/ Komunat e Kosovës që nuk kanë shënuar ende asnjë rast me koronavirus

news image

Mitrovica Jugore, Dragashi, Shtërpca, Kaçaniku, Novobërda, Mamusha, Graçanica, Ranillugu, Parteshi e Kllokoti janë komunat e Kosovës që i kanë shpëtuar koronavirusit deri më tani.

Në këto komuna nuk është konfirmuar ende asnjë rast pozitiv me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Harta e komunave të prekura me COVID-19 u zgjerua sonte, pasi u konfirmuan 36 raste të reja nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Komuna e Deçanit ka regjistruar rastin e parë me koronavirus sonte.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, nëntë (9) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: katër (4) raste Ferizaj, katër (4) raste Talinovc dhe një (1) rast Mirash), tetë (8) raste nga komuna e Kamenicës (sipas vendbanimit: katër (4) raste Topanicë, katër (4) raste Hodonovc), pesë (5) raste nga komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit: katër (4) raste Prizren dhe një(1) rast Skorobishte), tre (3) raste me vendbanim në Gjakovë, dy (2) raste me vendbanim në Prishtinë, dy (2) raste me vendbanim në Mitrovicë e veriut dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Suharekë, Lipjan, Ramjan-Viti, Banjë-Malishevë, Studenicë-Istog, Lëbushë-Deçan dhe Zveçan”, njofton IKSHPK.

Deri më tani numri total i të infektuarve me koronavirus në Kosovë është 423, me 71 të shëruar e 9 viktima./Gazeta Sinjali/