Gazeta Sinjali dje raportoi se një 49-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Vushtrri.
Trupi i pajetë i tij ishte dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Mitrovicë bëjnë të ditur se afër trupit të pajetë të 49-vjeçarit është gjetur një rrip pantollonash dhe një karrige, me të cilat dyshohet se ai ka kryer vetëvrasje.
Sinjali mëson se familjarët e viktimës kanë raportuar në polici se 49-vjeçari vuante nga problemet psikike./Gazeta Sinjali/