Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ka filluar të ketë ulje të numrit të pacientëve me COVID-19.
Aktualisht në këtë spital po trajtohen 176 pacientë me koronavirus.
Po ashtu, nga Spitali kanë bërë të ditur se nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 153 janë në oksigjenoterapi, 10 në CPAP dhe 49 në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjatë 24 orëve, janë pranuar 12 pacientë, ndërsa janë shëruar 22 të tjerë.