image Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në spitalet e Kosovës - Sinjali

Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në spitalet e Kosovës

news image

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 49 pacientë të infektuar me COVID-19 dhe post- Covid janë duke marrë trajtim në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas ShSKUK-së 16 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 33 janë pacientë që po marrin trajtim mjekësor post-Covid.

Prej pacientëve të shtrirë, 15 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 1 në mjekim intensive në gjendje të rënduar shëndetësore.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 3 pacientë

Klinika e Pulmologjisë,30 pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 2 pacientë

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Spitali i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 1 pacient

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin