image Afër 5 mijë krime lufte të dyshuara ruse janë nën hetim

Botë

Afër 5 mijë krime lufte të dyshuara ruse janë nën hetim

news image

Prokurorët ukrainas thonë se po hetojnë 4,684 krime të dyshuara ruse të luftës, pasi tmerri i mizorive të fundit të kryera në qytetin ukrainas të Bucha doli në dritë, duke shkaktuar neveri globale dhe një sërë sanksionesh të reja gjymtuese kundër Rusisë.

Sipas shifrave të lëshuara nga zyra e prokurorisë, gjithsej 4,468 krime të mundshme lufte u renditën si nën hetim që nga e marta, me shifrën që rritet me qindra çdo ditë.

Rreth 167 fëmijë kanë vdekur gjithashtu si pasojë e pushtimit të Rusisë, shtoi agjencia, shkruan The Guardian.

Prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, i përshkroi qytetet e çliruara së fundmi rreth Kievit si një “rajon i torturuar nga ferri” dhe u zotua të “ndëshkojë çnjerëzit që e ngritën atë në tokën tonë” në një konferencë shtypi të mbajtur nga Bucha.

/GazetaSinjali/