Mbi një mijë oficerë policie me mbështetjen e EUROPOL, kryen një bastisje të koordinuar në orët e para të mëngjesit kundër anëtarëve të një grupi kriminal për trafikimin e kokainës nga Brazili në Evropë.
Si rezultat i këtij mega-operacioni policor u sekuestruan 12 milionë euro para të gatshme, u kontrolluan dhe sekuestruan qindra jahte, makina luksoze dhe 37 avionë, si dhe u arrestuan 45 persona.
Sipas EUROPOL, kjo sindikatë ndër më të mëdhatë në botë arrinte të fuste në Evropë 45 ton kokainë përgjatë 1 viti dhe fitimet në 6 muaj i kishte në mbi 100 milionë euro.
Ky operacion ndërkombëtar, i udhëhequr nga autoritetet portugeze, ato belge dhe braziliane, u krye njëkohësisht nga agjencitë nga tre kontinente të ndryshme.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan 45 persona, në Brazil (38), Belgjikë (4), Spanjë (1) dhe Dubai (2)./Gazeta Sinjali/