image 440 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

440 raste aktive me koronavirus në Kosovë

news image

Prej 13 marsit të vitit të kaluar, qytetarët e Kosovës po përballen me pandeminë e koronavirusit, shkruan Sinjali.

Ndonëse është zvogëluar numri i rasteve pozitive, ky virus ende është i pranishëm në jetët tona.

MSh ka njoftuar se momentalisht në Kosovë janë 440 raste aktive me COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë të publikuar në orën 15:00, në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 raste të reja pozitive dhe asnjë i vdekur, ndërsa janë shëruar 17 pacientë.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

/GazetaSinjali/