image 44 persona të plagosur nga bombardimet në Chernihiv, tre fëmijë në mesin e tyre
[wp-story id="814678"]

Botë

44 persona të plagosur nga bombardimet në Chernihiv, tre fëmijë në mesin e tyre

news image

Kryetari i Chernihivit tha se janë plagosur 44 persona nga sulmet ajrore, në mesin e tyre tre fëmijë.

Të lënduarit nuk mund të evakuoheshin në zona më të sigurta për trajtim urgjent pasi qyteti ishte ndërprerë nga forcat ruse, tha sot Vladyslav Atroshenko në televizionin kombëtar.

Ata nuk mund të mbijetojnë këtu për shkak të plagëve të tyre, ata kanë nevojë për evakuim urgjent“, tha ai, duke shtuar se po diskutohej “si të nxirren të plagosurit rëndë me çdo mjet“, shkruan Al Jazeera.

Autoritetet në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, thanë se shpresonin të bien dakord për një korridor humanitar për të shtunën, por paralajmëruan se negociatat me Rusinë ishin të vështira.

/GazetaSinjali/