image 430 euro për dy pjata shpageta - fatura shokon turistët japonezë

Botë

Botë/ 430 euro për dy pjata shpageta – fatura shokon turistët japonezë

news image

Dy turisteve japoneze nuk u kanë besuar syve kur kanë marrë në dorë faturën për dy pjata shpageta me fruta deti: ajo shënonte 429 euro e 80 centë!

Turistet e denoncuan episodin e pakëndshëm që u bë shumë shpejt viral në mediat sociale.

Pronari i lokalit të ndodhur në qendrën historike të kryeqytetit italian pretendon se çmimet ishin transparente dhe menyja, sipas tij, e qartë që në fillim.

Sipas pronarit, vajzat nuk kishin marrë vetëm shpageta por edhe peshk.

“Ne peshkun e kemi të freskët, klientët e zgjedhin vetë në vaskë, e ia gatuajmë direkt“, është përpjekur të justifikohet ai.

Një tjetër problem me faturën ndërkohë ishte dhe bakshishi i shënuar aty prej 80 eurosh, por që nga restoranti sërish përpiqen të shpjegohen duke thënë se nuk është i detyrueshëm./Gazeta Sinjali/