image 43 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Shqipëri

43 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

news image

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH nga 335 teste të kryera, 43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë për Covid-19. Ndërkohë në 24 orët e fundit fatmirësisht nuk është raportuar asnjë viktimë.

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid-19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 335 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 43 qytetarë, në këto bashki:

23 në Tiranë, 4 në Durrës, 3 në Kamëz, nga 2 qytetarë në Fier, Vlorë, Delvinë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Malësi e Madhe, Vorë, Lushnje, Selenicë, Sarandë, Gramsh.

Janë 939 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 147 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,911 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 43
Të shëruar në 24 orë 147
Të shtruar në spitale 9
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 335

Testime totale 1,974,704
Raste pozitive 330,437
Raste të shëruara 325,911
Raste Aktive 939
Humbje jete 3,587

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 420
Shkodër 108
Elbasan 88
Fier 80
Vlorë 61
Durrës 43

Korçë 38
Berat 34
Gjirokastër 26
Dibër 21
Lezhë 17
Kukës 3

/GazetaSinjali/