image 42 rastet e reja me COVID-19 vijnë nga këto komuna të Kosovës

42 rastet e reja me COVID-19 vijnë nga këto komuna të Kosovës

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 42 raste të reja me koronavirus, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Numri total i rasteve pozitive është 15.705 raste nga 69.108 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 627 raste të vdekjes.

Rastet e reja vijnë nga këto 15 komuna:

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 13 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Rahovec dhe Skenderaj. / GazetaSinjali /