image 42 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës - Sinjali

42 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës

news image

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 42 pacientë janë duke marrë trajtim nga COVID-19 në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës.

Derisa, 12 pacientë janë konfirmuar me COVID-19 janë pacientë post-COVID.

Sipas SHSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv vetëm 1 pacient.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-COVID,  sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 3 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19;

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient;

Spitali i Prizrenit, 1 pacient;

Spital i Pejës, 3 pacientë;

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë;

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin