Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 42 pacientë janë duke marrë trajtim nga COVID-19 në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës.
Derisa, 12 pacientë janë konfirmuar me COVID-19 janë pacientë post-COVID.
Sipas SHSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv vetëm 1 pacient.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-COVID, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 3 pacientë;
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19;
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient;
Spitali i Prizrenit, 1 pacient;
Spital i Pejës, 3 pacientë;
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë;
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./GazetaSinjali/