image 42 milionë amerikanë tashmë kanë votuar, Obama del në krah të Biden

Botë

42 milionë amerikanë tashmë kanë votuar, Obama del në krah të Biden

news image

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama është shfaqur për herë të parë në fushatën elektorale të demokratëve, për të mbështetur ish-krahun e tij të djathtë për 8 vite kur ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden e që pas 13 ditësh do të përballet me Donald Trump në një garë që ai e konsideron vërtet të ngushtë.

Obama, ende një nga personazhet kryesore të Partisë Demokratike në SHBA dhe një shënjestër e vazhdueshme e presidentit Trump gjatë këtyre viteve dhe në këto ditë të fushatës, nisi takimet me politikanët me ngjyrë në Filadelfia, përpara se të zhvillonte më pas takime në rrugë me qytetarë, të cilëve u kërkoi votën për Joe Biden.

“Kurrë nuk e humba shpresën këto 4 vitet e fundit. Kam qenë i mërzitur, i nevrikosur, kam qenë i frustruar por kurrë nuk e humba shpresën” u shpreh Obama.

Ndërkohë numri i amerikanëve që kanë votuar tashmë për presidentin e ri amerikan, përmes postës apo në qendrat e votimit, i ka tejkaluar 42 milionë. Ditët e fundit të fushatës, të dy rivalët Trump e Biden do të zbarkojnë në ato që konsiderohen si fushëbeteja, Karolina e Veriut, Pensilvania, Wisconsin, Ohio dhe Michigan. /Gazeta Sinjali/