image Trumpi thotë se Barack Obama e korruptoi Iranin me një aeroplan të mbushur me para

Botë

Trumpi thotë se Barack Obama e korruptoi Iranin me një aeroplan të mbushur me para

news image

Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar ashpër ish-presidentin Barack Obama, teksa ka mbrojtur marrëveshjen e re të propozuar me Iranin, duke pretenduar se administrata e Obamës i kishte dhënë Teheranit “një aeroplan të mbushur me para në dorë”.

Duke folur gjatë samitit të G7 në Francë, ai tha se marrëveshja e tij me Iranin do të jetë krejtësisht ndryshe nga ajo bërthamore e vitit 2015, të cilën e quajti “katastrofike”.

“Obama i korruptoi iranianët me një avion të mbushur me para. Ai u dha atyre miliarda dollarë dhe një rrugë të hapur drejt armës bërthamore. Kjo nuk do të ndodhë me mua”, deklaroi 80-vjeçari.

Obama: Marrëveshja e re me Iranin vështirë se do të jetë më e mirë se JCPOA

Lideri amerikan shtoi se memorandumi aktual i mirëkuptimit me Iranin ende nuk është marrëveshje përfundimtare dhe paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara mund të rifillojnë bombardimet nëse Teherani nuk respekton detyrimet e marra.

“Nëse e shkelin marrëveshjen, do t’u hedhim bomba mbi kokë. Nëse nuk më pëlqen mënyra se si po veprojnë, do t’i rikthehemi veprimeve ushtarake”, tha Trump.

Trump ka përsëritur prej vitesh kritikat ndaj marrëveshjes bërthamore të Obamës, duke pretenduar se administrata e tij i kishte transferuar Iranit miliarda dollarë në para të gatshme. Megjithatë, administrata Obama kishte argumentuar se bëhej fjalë për kthimin e fondeve iraniane të bllokuara prej dekadash pas një mosmarrëveshjeje ligjore mes dy vendeve.

Sipas presidentit amerikan, marrëveshja e re që po negociohet me Iranin do të jetë “e drejtë dhe e fortë”, ndërsa theksoi se sanksionet nuk do të hiqen menjëherë dhe se çdo lehtësim do të varet nga sjellja e Teheranit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/