image 40 persona nga Rahoveci u testuan për koronavirus sot, asnjëri nuk doli i infektuar

Kosovë

Njoftimi/ 40 persona nga Rahoveci u testuan për koronavirus sot, asnjëri nuk doli i infektuar

news image

Asnjë nga 40 të testuarit për koronavirus sot nga Rahoveci nuk ka rezultuar i infektuar.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, i cili është shprehur se situata është nën kontroll dhe se s’ka vend për shqetësim, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në 24 orët e fundit në Rahovec nuk kemi asnjë rast pozitiv me COVID19. Nga 40 mostrat e marra të gjitha kanë rezultuar NEGATIV”.

“S’ka vend për shqetësim sepse situata është nën kontroll. Falënderoj qytetarët për lojalitetin në zbatim të vendimeve, sikurse edhe të gjithë mantelbardhët përfshirë mjekët, infektologët, mikrobilologët, epidemiologët, biokimistët, infermierët, policinë, FSK-në dhe të gjitha institucionet emergjente që janë aktive dhe në gjendjen më të lartë të gatishmërisë”, ka dhkruar Latifi në Facebook.

Në total, Rahoveci numëron 17 raste me koronavirus. /Gazeta Sinjali/