Më shumë se 40% e mbështetësve të presidentit, Donald Trump dhe kundërkandidatit të tij demokrat, Joe Biden nuk do të njohin rezultatet e zgjedhjeve të 3 nëntorit nëse kandidati i tyre humb, sipas një sondazhi të Reuters dhe Ipsos, transmeton Gazeta Sinjali.
Sondazhi, i kryer nga 13 deri në 20 tetor, tregon se 43% e mbështetësve të Biden nuk do të pranojnë fitoren e Trump, ndërsa 41% e amerikanëve që duan rizgjedhjen e Trump nuk do të pranojnë fitoren e Biden.
Një numër i vogël, 22% e mbështetësve të Biden, ose 16% e mbështetësve të Trump, thanë se do të ndërmarrin veprime, protesta në rrugë dhe madje do të përdorin dhunën, në mënyrë që të shprehin pakënaqësinë e tyre, nëse kandidati i tyre humbet.
Analisti politik i Universitetit të Columbia, Donald Green paralajmëron se nëse ndryshimi në numrin e votave është i ngushtë, ose nëse njëri nga kandidatët paraqet prova bindëse që tregojnë mashtrim elektoral, kjo mund të shkaktojë pakënaqësi dhe protesta shumë më të gjera.
Ai thekson se kjo është arsyeja pse shumë kundërshtarë të Trump shpresojnë dhe dëshirojnë një fitore bindëse për Biden, në mënyrë që pretendimet e mashtrimit të mos jenë bindëse.
Sondazhi i fundit nga Reuters dhe Ipsos tregon se në nivelin kombëtar, Biden prin para Tramp me tetë për qind- 51:43 për qind.
Sondazhi përfshiu 2,649 të anketuar, duke përfshirë 1,039 mbështetës të Trump dhe 1,153 të Biden.