image 4 të lënduar nga shpërthimi i djeshëm në Ferizaj do të dërgohen sonte për trajtim në Turqi

Shëndetësi

4 të lënduar nga shpërthimi i djeshëm në Ferizaj do të dërgohen sonte për trajtim në Turqi

news image

Katër nga më shumë se 40 persona të cilët janë lënduar si pasojë e një shpërthimi që ndodhi dje në qendrën tregtare “Village” në Ferizaj, do të dërgohen sonte për trajtim mjekësor në Turqi, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar shkurt ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Po, jemi duke punuar me shtetin turk”, tha Zemaj.

Ndërkaq, nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës për Gazetën Sinjali kanë thënë se Turqia ka kapacitet për trajtimin e vetëm katër pacientëve tash për tash.

“ShSKUK deklaron se përzgjedhja e tyre do të bëhet nga konsiliumi i mjekëve të QKUK-së, bazuar në shkallën e djegieve, dëmtimet e trupit dhe rrezikshmërisë së lartë për pacientin. ShSKUK zotohet se pacientët të cilët do të mbeten për trajtim në QKUK dhe Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt, do të vazhdojnë edhe më tutje të marina trajtimin maksimal nga profesionistët shëndetësorë”, thuhet në përgjigjen e ShSKUK-së./Gazeta Sinjali/