image 39-vjeçari që dyshohet se e dhunoi mbesën e tij po ruhet në spital nga Policia

Siguri

39-vjeçari që dyshohet se e dhunoi mbesën e tij po ruhet në spital nga Policia

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot se një 39-vjeçar nga fshati Vrellë e Istogut, dyshohet se ka dhunuar vajzën e vëllait të tij. Aktualisht, i dyshuari gjendet duke u trajtuar në spital për shkak të një operacioni të mëhershëm.

Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Një person është ndaluar nën dyshimet për veprën penale Dhunimi. Prokurori e ka ndaluar të njëjtin për 48 orë, por për shkak të problemeve shëndetësore ai gjendet në spital. Prokurori i Shtetit do të bëjë kërkesë brenda afatit ligjor për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Nikçi për Sinjalin.

Ndryshe, rasti u zbulua pas denoncimit të vajzës e cila ka rrëfyer para hetuesve policorë çdo detaj të rastit, që e tronditi gjithë familjen e tyre.

I dyshuari Istref Mavraj tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor dhe së shpejti ndaj tij pritet të bëhet edhe kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Ai po dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij, e cila vitin e kaluar i bie se ka qenë në moshën 14-vjeçare. Ndonëse ende nuk dihen detaje të sakta për rrethanat

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/