image 37 të vdekur në Brazil, përmbytje pas 2 ditëve me shi

Botë

Botë/ 37 të vdekur në Brazil, përmbytje pas 2 ditëve me shi

news image

Deri tani 37 persona kanë vdekur pas stuhive të fuqishme të shiut që e kanë përfshirë rajonin Minas Gerais, njoftuan shërbimet emergjente të Brazilit.

Shumë prej viktimave janë mbuluar nga dheu që ka rrëshqitur pas reshjeve të shumta ose janë marrë nga uji i vërshimeve, të cilat u shkaktuan nga shiu i dendur i së premtës dhe të shtunës.

Për t’i shpëtuar kësaj katastrofe, më shumë se 2 mijë e 500 banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa një televizion lokal publikio pamjet e shtëpive të shkatërruara nga balta e kuqe, raportojnë mediat botërore.

Sipas meteorologët brazilianë, të shtunën, në rajonin Minas Gerais ra 17 centimetra shi për vetëm 24 orë, që paraqet sasi rekorde që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave për reshje në këtë vend para 110 vjetëve.

Vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut ndodhën në përvjetorin e parë të shembjes së digës në qytezën Brumadinho, si pasojë e së cilës 270 persona vdiqën.

Shembja e digës kishte bërë që një pjesë e madhe e pyjeve të shkatërrohen dhe lumenjtë të ndoten në atë që u vlerësua incidenti më i rëndë industrial në shtetin më të madh të Amerikës Jugore./Gazeta Sinjali/