image 37 të vdekur dhe rreth 2 mijë raste të reja me COVID-19 në Serbi

Rajon

37 të vdekur dhe rreth 2 mijë raste të reja me COVID-19 në Serbi

news image

37 persona kanë vdekur në Serbi gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e infektimit me koronavirus, ndërsa janë shënuar 1 mijë e 966 raste të reja me virusin korona, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, 265 pacientë janë në aparate për frymëmarrje në spitalet e Serbisë.

Epidemiologu dhe anëtar i Shtabit të Krizave, Predrag Kon, deklaroi se për imunitetin kolektiv është e nevojshme të vaksinohen të paktën 1.5 milion banorë në Serbi.

Ai shkroi në Facebook se Serbia do të sigurojë gjithçka që është e nevojshme për imunizimin masiv./Gazeta Sinjali/