image 36-vjeçari që godit nga treni në Skenderaj, dyshohet se kreu vetëvrasje

Siguri

36-vjeçari që godit nga treni në Skenderaj, dyshohet se kreu vetëvrasje

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një 36-vjeçar është goditur nga treni sot në fshatin Aqarevë të komunës së Skenderajt.

Dyshohet se 36-vjeçari që u godit nga treni ka kryer vetëvrasje.

Lajmin për Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

“Rasti është pranuar në orën 06:43 dhe viktima është e moshës 36 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Aqarevë të Skenderajt. Policia ka pranuar informacion se një person është goditur nga treni, njësia është përgjigjur në atë rast menjëherë, kur kanë shkuar aty mjeku ka konstatu se personi është pa shenja jete. Kemi mendu që është aksident me fatalitet, sipas rrethanave më shumë ka gjasa që është vetëvrasje”, ka deklaruar ai.

/Gazeta Sinjali/