image 36 të vdekur nga COVID-19/ Mustafa: Bilanc lufte, qendrat e vaksinimit kanë pushim

Politikë

36 të vdekur nga COVID-19/ Mustafa: Bilanc lufte, qendrat e vaksinimit kanë pushim

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, e ka vlerësuar si bilanc lufte, bilancin e sotëm të vdekjeve nga COVID-19, në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Ai ka përmendur edhe faktin që sot qendrat e vaksinimit janë të mbyllura dhe se nuk ka termine të lira për vaksinim, duke thënë që nuk është faji i qytetarëve që nuk po imunizohen.

“Bilanc lufte! 70 vdekje në 72 orët e fundit. Pra, çdo orë vdes nga një kosovar. Një familje humb babain, nënën, vajzën, djalin, motrën, vëllaun, gjyshen… çdo orë, 24 orë në ditë. ‘Populli i ka fajet’ thonë, se ‘nuk po vaksinohen’. E diel. 36 anëtarë të familjeve tona vdiqën sot. Qendrat e vaksinimit kanë pushim. Termine të lira nuk ka”, shkroi ai në Facebook./Gazeta Sinjali/