Ka shkuar në mbi 3.5 milionë të infektuar dhe rreth 250 mijë viktima bilanci nga koronavirusi i ri që ka pushtuar botën.
Vendi më i goditur vazhdon të jetë SHBA e cila numëron më shumë se 1.18 milionë persona pozitivë me Covid-19 dhe mbi 68 mijë viktima. Në një deklaratë të fundit për shtyp, presidenti Donald Trump parashikoi se humbjet e jetës mund të shkojnë në mbi 100 mijë si pasojë e kësaj sëmundje.
Pas SHBA, për numrin më të madh të të prekurve dhe viktimave vjen Spanja dhe më pas Italia. Britania e Madhe dhe Franca.
Kina, vendi nga mendohet se e pati dhe shpërthimin virusi vdekjeprurës numëroi vetëm 3 raste të reja me koronavirus, për një total prej 82.800 të prekurish.
Megjithatë, situata ka filluar të përmirësohet ndjeshëm në kontinentin europian dhe shumë vende kanë nisur të lehtësojnë masat shtrënguese të karantinës duke nisur hapjen e bizneseve dhe shkollave, por gjithmonë në respektimin e fortë të distancimit social. /Gazeta Sinjali/