image 349 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Shëndetësi

349 raste aktive me coronavirus në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë shënuar 42 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 349.

MSH ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 64 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,199 persona.

Ministria njofton se janë dhënë 20 vaksina, ndërsa në total nga fillimi i vaksinimit janë administruar 1,835,767. 

/GazetaSinjali/