Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka folur për rastin e parë të konfirmuar me koronavirus në këtë komunë.
Ai është një 32 vjeçar nga fshati Bibaj i Ferizajt, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Aliu ka thënë se personi me COVID-19, që ka ardhur nga Gjermania, nuk ka pasur kontakte me familjarët.
Ai ka theksuar se ky person ka qëndruar në karantinën e Qendrës së Studentëve në Prishtinë dhe me të rezultuar pozitiv është marrë në trajtim nga Klinika Infektive në QKUK.
“Pacienti zero apo i konfirmuari i parë me CoronaVirus në Ferizaj nga fshati Bibaj i ardhur mbrëmë nga Gjermania dhe i vendosur në Qendrën e Studentëve ka qenë në karantinë, pra NUK KA PASUR fare kontakt me familjen dhe bashkëfshatarët e fshatit Bibaj, mirëpo me të shfaq simptomat është trajtuar nga IKShP ku ka rezultuar pozitiv me CoronaVirus e që tash po trajtohet në Klinikën Infektive të QKUK-së”, ka thënë Aliu.
Ndërkaq, në Kosovë numri i të infektuarve me koronaviru, ka arritur në 28. /GazetaSinjali/