Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 32 raste të vdekjes nga COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë këtyre orëve janë testuar 13 mijë e 953 qytetarë, prej të cilëve 1 mijë e 612 kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.
Gjithashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 2 mijë e 460 persona, kurse raste aktive janë 26 mijë e 524. /Gazeta Sinjali/