Një 31-vjeçar në Prishtinë mbrëmë e ka raportuar në Polici edukatoren e djalit të tij një-vjeçar, T.G (emër i njohur për redaksinë).
Siç mëson Gazeta Sinjali, edukatorja e kopshtit “Cambridge” dyshohet se e ka goditur fëmijën me shuplakë në fytyrë.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e këtj rasti. /Gazeta Sinjali/