Komuna e Ferizajt ka bërë të ditur se 300 familje skamnore do të mbështeten me pako ushqimore e higjienike deri në përfundim të pandemisë.
Nisma ka ardhur nga një grup vullnetmirë biznesmenësh ferizajas që morën përsipër ndihmën, për t’u zgjeruar ditëve të ardhshme edhe nga mega-marketet dhe marketet, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/