image 30 vjetori i bashkimit të Gjermanisë, Kurti: Është model për ne shqiptarët

Politikë

30 vjetori i bashkimit të Gjermanisë, Kurti: Është model për ne shqiptarët

news image

Me rastin e 30 vjetorit të bashkimit të Gjermanisë, kreu Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se roli i sotëm i këtij shteti në Bashkimin Evropian, është shembull për Kosovën dhe Shqipërinë se bashkimi kombëtar sjellë balancim, zhvillim, demokratizim dhe paqe.

“Gjermania është shembull e model, për zhvillim përmes punës e dijes, përmes ndershmërisë e shtetit. E po ashtu, për neve shqiptarët, është model që mbështet argumentin se bashkimi kombëtar nuk sjell destabilizim, por balancim, zhvillim, demokratizim e paqe.

Shumë vende perëndimore e fqinje ishin të shqetësuara atëbotë, dhe kundërshtuan bashkimin e dy Gjermanive. Por sot të gjithë janë të kënaqur me Gjermaninë, lokomotivë e BE-së, garantuese e të drejtave të njeriut dhe demokracisë, promovuese e marrëdhënieve të mira mes shteteve”, ka shkruar ndër të tjera Kurti në Facebook./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/albini2017/photos/a.229545544212004/976154892884395/?type=3&theater