image 30 vjet nuk u panë, momenti kur nëna dhe djali i humbur ribashkohen

Botë

Kinë/ 30 vjet nuk u panë, momenti kur nëna dhe djali i humbur ribashkohen

news image

Ky është momenti emocionues kur nëna dhe djali i saj i humbur përqafuan njëri-tjetrin pas 30 vitesh të ndarë.

Li Jian u zhduk në moshën 3-vjeçare ndërsa ai dhe familja e tij po ecnin në rrugët e qytetit të Changzhi në 1989.

Ai u rrit në një qytet tjetër 144 km larg familjes së tij pasi u gjet në një stacion treni dhe u birësua nga një çift.

https://youtu.be/F2l4zrQzADM

Jian dhe nëna e tij arritën të gjenin njëri-tjetrin falë bazës së të dhënave për njerëzit e zhdukur të Kinës, ku të dy paraqitën dy mostrat e tyre të ADN-së.

Ribashkimi emocional u bë në Stacionin Policor të Qarkut Xiuwu.

Të dy u përlotën dhe përqafuan në momentin e takimit. Ndërsa e pranishme ishte vajza tjetër e Li.

“Mezi prita të takoja për 30 vite. Ke qenë aq afër përgjatë gjithë kohës dhe nëna të kërkoi për 30 vite,”-tha ajo në krahët e djalit.

Ndërsa fshiu lotët nga fytyra e nënës së tij e ngushëlloi duke thënë: “Mos qaj”.

33-vjeçari humbi rreth orës 15:00 në 8 prill të vitit 1989 në Changzhi. Familja e tij pyeti mijëra njerëz, e kërkuan në stacione autobusi, stacione hekurudhore dhe në spitale por nuk e gjetën.

Babai i tij vdiq për shkak se fajësonte veten për humbjen e djalit.

Por para vdekjes, ai e dërgoi Li në stacionin e policisë lokale për të regjistruar mostrat e tyre të ADN-së, pasi kishte dëgjuar se kjo mund të ndihmonte në gjetjen e personave të zhdukur.

Në shtator të këtij viti, oficerët e policisë në stacionin Xiuwu zbuluan gjatë një kontrolli se një burrë me emrin Bin Bin ishte birësuar. Ata e bindën të jepte mostrat e ADN-së dhe pas kontrollit të të dhënave të personave të zhdukur në vend, zbuluan se ADN-ja e Bin Bin përputhej me ato të Li.