image 30 persona të arrestuar e afër 1 mijë gjoba trafiku të shqiptuara dje

Statistikat/ 30 persona të arrestuar e afër 1 mijë gjoba trafiku të shqiptuara dje

news image

Policia e Kosovës i ka arrestuar 30 persona gjatë ditës së djeshme. 12 persona janë dërguar në mbajtje, ndërkaq 4 në vuajtje të dënimit.

Sipas statistikave të Policisë, vetëm dje janë shqiptuar 972 gjoba trafiku.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 45 aksidente trafiku. Prej tyre, 18 aksidente kanë rezultuar me të lënduar, e 27 me dëme materiale.

Për fat, dje nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet. /Gazeta Sinjali/

No photo description available.