image 30 persona do të ndiqen penalisht për postimin e mesazheve të rreme për shëndetin e Erdoganit - Sinjali

30 persona do të ndiqen penalisht për postimin e mesazheve të rreme për shëndetin e Erdoganit

news image

30 persona do të ndiqen penalisht për postimin e mesazheve “të rreme dhe të pabaza” në lidhje me shëndetin e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sipas autoriteteve turke.

“U konstatua se hashtag-u #dead u publikua në rrjetin social Twitter, me referenca për presidentin tonë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë.

Nën hashtag-un e mësipërm janë identifikuar 30 persona dhe ndaj tyre kanë filluar procedurat e nevojshme”, raporton abcnews.al

Megjithatë, në Turqi përflitet vazhdimisht për gjendjen shëndetësore të Erdoganit, i cili ka dy dekada në pushtet.

Erdogan bëri daljen e tij të fundit publike të dielën në samitin e G20 në Romë. Presidenti i Turqisë anuloi pjesëmarrjen e tij në Konferencën Ndërkombëtare të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP26) në Glasgoë, për arsye sigurie./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin