image 30 mjekët shqiptarë në Itali, ylli i Hollywood-it Sharon Stone poston foton prekëse

Showbiz/ 30 mjekët shqiptarë në Itali, ylli i Hollywood-it Sharon Stone poston foton prekëse

news image

Gjesti i Shqipërisë, duke dërguar 30 mjekë dhe infermierë në ndihmë të Italisë, në një kohë kur nevojë edhe vetë për bluza të bardha në luftën me koronavirusin, ka surprizuar dhe mahnitur çdokënd që ka lexuar këtë lajm.

Sharon Stone, është një prej tyre! Ikona e kinematografisë botërore ka falenderuar Shqipërinë, teksa bashkangjitur mesazhit të saj ka publikuar edhe një foto shumë domethënëse, të dy realiteteve që kanë lënë gjurmë në historinë e dy popujve, asaj shqiptare dhe italiane.

Fotoja e shkrepur rreth 30 vite më parë, kur shqiptarët e panë Italinë, shtetin fqinj, si ‘tokën e bekuar’, ‘dritën e shpresës’ për një jetë më të mirë dhe mikpritja e tyre u tregoi se nuk e kishin gabim. 30 vite më pas, historia përmbyset dhe sot, jo nga deti, por nga ajri, shqiptarët shkojnë atje për t’i ndihmuar në një kohë që më së shumti kanë nevojë.

“30 vjet më parë Italia vendosi që t’i ndihmojë ata. Sot Shqipëria vendosi të dërgojë 30 mjekë dhe infermierë në ndihmë të Italisë. Faleminderit Shqipëri me gjithë zemër”, shkruan Sharon Stone. /Gazeta Sinjali/