image 3-vjeçari vret aksidentalisht me armë nënën

Botë

3-vjeçari vret aksidentalisht me armë nënën

news image

Një fëmijë 3-vjeçar ka qëlluar aksidentalisht për vdekje nënën e tij në sy të gjyshes.

Ngjarja ka ndodhur në Karolinën e Jugut.

Në incidentit tronditës që ndodhi pak para orës 08:00 të mëngjesit të së mërkurës, 3-vjeçari mori armën dhe vrau nënën e tij, Cora Lyn Bush në shtëpinë e tyre në Spartanburg.

Vdekjen e saj e dëshmoi nëna e saj, gjyshja e fëmijës. Zyra e Sherifit shkroi në Facebook se nëna, e cila ishte 33 vjeç, vdiq dy orë më vonë në spital.

Pasi vajza e saj u dërgua në spital, gjyshja e fëmijës tregoi se si ndodhi ngjarja.

Ajo tha se 3-vjeçari kishte marrë një armë zjarri dhe aksidentalisht qëlloi nënën e saj.

Hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Zyra e Sherifit të Spartanburgut tha: “Edhe pse hetimi ynë mbetet aktiv, të gjitha indikacionet tregojnë se ky incident ishte rezultat i aksesit të fëmijës së vogël në një armë zjarri të pasigurt, gjë që rezultoi në vdekjen e nënës.”

Asnjë informacion i mëtejshëm nuk është dhënë nga autoritetet.

/GazetaSinjali/