image 3 persona vdesin nga koronavirusi për 24 orë në Gjilan

Shëndetësi

3 persona vdesin nga koronavirusi për 24 orë në Gjilan

news image

Nga fillimi i pandemisë 21 qytetarë të Gjilanit kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në konferencën për shtyp që ka mbajtur sot ka njoftuar se në këtë komunë kanë vdekur edhe tre qytetarë.

“24 orët e fundit kanë qenë të rënda ngase kanë humbur jetën tre qytetarë të Gjilanit. Numri total është 21 të vdekur duke përfshirë edhe këta tre. Raste aktive me COVID-19 janë 183. Kemi 16 raste të reja me infeksion sot dhe 14 të shëruar”, ka thënë Haziri.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të zbatojnë udhëzimet shëndetësore që është mbajtja e maskës, distance sociale dhe veprime tjera të cilat janë në funksion të ruajtjes së shëndetit. Në të kundërtën, sipas tij, inspektorët komunalë do të detyrohen të shqiptojnë gjoba mandatore.

Kreu i Gjilanit ka deklaruar se në këtë komunë është lejuar hapja e çerdheve private, pasi ka qenë kërkesë e prindërve. /GazetaSinjali/