Në mars të vitit 2020, në Kosovë u paraqitën rastet e para me një virus, që deri në atë kohë ishte i panjohur, shkruan Sinjali.
Mirëpo prej atëherë, u shënuan plot raste të reja, humbën jetë plot njerëz e numër edhe më i lart ishte i atyre që arritën të shërohen.
Sipas statistikave që i përditëson çdo ditë, IKShPK njofton se mbi 222 mijë persona janë infektuar me COVID-19 gjatë kësaj kohe, ndërsa 3 mijë e 64 persona kanë vdekur.
202,604 qytetarë kanë arritur që ta kalojnë këtë virus, që ka bërë kërdi në gjithë botën.
Vetëm dje u shënuan 770 raste të reja dhe 2 vdekje.