V.H 29-vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmë rreth orës 22:41 në Burgun e Dubravës, raporton Gazeta Sinjali.
I ndjeri ishte i dënuar me 2 vite burgim, +2 vite të tjera.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.
“Personi në fjalë ka qenë i dënuar për veprat penale: Lëndim i rënd trupor dhe Vjedhje e rend. Ai ka qenë i dënuar me 2 vite burgim, +2 vite të tjera, pasi që përveç që ka qenë i dënuar për veprat penale të lartëpërmendura, ka pasur edhe seanca të tjera për vepra të ndryshme penale”, ka thënë Gashi. /Gazeta Sinjali/