image Gjendet i vdekur një i burgosur në Burgun e Dubravës, dyshohet se e vari veten - Sinjali

Gjendet i vdekur një i burgosur në Burgun e Dubravës, dyshohet se e vari veten

news image

V.H., i lindur më 1991 është gjetur i vdekur mbrëmë, rreth orës 22:41, në Burgun e Dubravës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili pretendon se i burgosuri ka kryer vetëvrasje.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës ‪22:41‬ në Qendrën Korrektuese Dubravë, i burgosuri me inicialet V. H i lindur më 1991, është gjetur i vdekur si pasojë e vetëvarjes”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Ky shërbim bën të ditur se menjëherë kanë intervenuar stafi korrektues dhe ai mjekësor i qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanim, thonë se nuk kanë arritur të kthejnë në jetë.

Sipas Raportit Mjekësor të Stacionarit, SHKK njofton se i burgosuri V.H në vazhdimësi ka pasur probleme shëndetësore të natyrës mendore, për çka është trajtuar në vazhdimësi nga mjeku i burgut, psikiatri, psikologu, si dhe nga specialistët e Klinikës Psikiatrike dhe asaj Forenzike.

Personi në fjalë ishte i dënuar për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Vjedhje e rëndë”.

SHKK bën të ditur se me këtë rast janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa informon se ky shërbim ka themeluar Komisioni Hetimor Administrativ.

“Stafi mjekësor i Stacionarit të Burgut të Dubravës ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim../Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin